Duket se Inter nuk po kalon aspak ditë të mira jo vetëm me rezultatet por edhe me përbërjen e skuadrës.
Pas 7 vitesh duket se Interi do të humbasë shërbimet e mbrojtësit japonez Nagatomo.
Mediat italiane shkruajnë se zikaltrit janë pranë një marrëveshje me skuadrën turke të Galatasaray-t. Ndërkohë një tjetër lojtar pritet të lërë zikaltrit në këtë merkato janari.
Brozovic së bashku me agjentin e tij janë duke diskutuar një kalim të mundshëm të mesfushorit kroat te Sevilla në La Liga.
Ndërsa edhe shpresat për të marrë në skuadër Pastore të PSG po zbehen.