Të gjitha mund t’i thoni, përveç se Cristiano Ronaldo, bën një jetë të mërzitshme. Pushime të mrekullueshme në Ibiza, flirtime me Kim Kardashian, përqafime me JLo, darka me modelen italiane Cristina Buccino, pra kjo është jeta përrallore e Ronaldos. Ai shpesh herë shihet në shoqërine e femrave të bukura, dhe Eiza Gonzalez, ish e dashura e Liam Hemsworth, i përket më së miri kësaj kategorie.
Sulmuesi i Real Madrid, është parë në shoqërinë e aktores meksikane, Eiza Gonzales duke festuar në klubin e natës Warwick në Hollywood. Ndoshta për të mos rënë në sy, pasi paparazzi-t e shumtë e ndjekin atë kudo që të shkojë, CR7 dhe Eiza, janë larguar vetëm nga klubi. 26 vjeçarja dukej shumë sexy e veshur me pantallona vishnje dhe bluzë të zezë, ndërsa Ronaldo kishte veshur xhinse me një bluzë “Dsquared”. Të jetë vallë flirti i rradhës i yllit të Real Madrid?