INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditë vendimtare për Maqedoninë. A do të votohen ndryshimeve kushtetuese?

Ditë vendimtare për Maqedoninë. A do të votohen ndryshimeve kushtetuese?

Publikuar më: 08:38 15-10-2018

Sot në Maqedoni mbahet seanca parlamentare për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Kjo ditë është vendimtare për Marrëveshjen e Prespës, për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Në rast se nuk do të arrihen 80 vota të deputetëve për hapjen e kushtetutës për të realizuar ndryshimet e kushtetutës, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, dhe se me këtë Marrëveshja e Prespës do të mbetet pezull. INA bën të ditur se në orën 11 do të fillojë seanca parlamentare për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, derisa komisioni parlamentar kushtetues i dha dritë jeshile propozimeve të këtilla të dorëzuara nga Qeveria. LSDM i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të përkrahin ndryshimet me qëllim të zhbllokimit të integrimeve euroatlantike. Porosi të ngjashme kanë bërë edhe nga partitë e tjera të maxhorancës, gjegjësisht BDI, e cila është optimiste se do të sigurohen numrat e nevojshëm. Por nga VMRO-DPMNE kanë theksuar se nesër në takimin bashkërendues do të vendosin se si do të veprojnë në seancën parlamentare. Nëse arrihet dy të tretat për hapjen e kushtetutës, atëherë do të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese, me ç’rast në fazën e tretë finale pas disa muajve pritet miratimi i marrëveshjes, gjegjësisht kjo planifikohet të ndodhë në fund të dhjetorit apo fillim të janarit. Megjithatë siç mësohet VMRO-DPMNE nuk do të përkrahë marrëveshjen dhe kjo nënkupton që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Article Logic
Execution time: 0.0035841464996338