Nëntetarja Zarife Hasanaj do të përcillet sot në banesën e fundit.
Hasanaj humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit në Letoni. Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe dy kolegët e saj.
Hasanaj është shpallur “Dëshmor i Kombit” pasi ra në krye të detyrës.
Ceremonia e varrimit do të kryhet në orën 13:00 tek varrezat “Dëshmorët e Kombit” ndërsa homazhet do të mbahen në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.
Në nder të saj, ditën e sotme Keshilli i Ministrave e ka shpallur ditë zie kombëtare dhe flamujt do të ulen gjysëm shtizë në Shqipëri.