Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 5 vjeçe.
Sipas policisë drejtuesi i një makine tip 'Ford' Leondard Abedinaj 41-vjeç ka përplasur për vdekje të miturën.
Vogëlushja s'ka mundu ti rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10 në rrugën kryesore të fshatit Kurjan, Fier.
Njoftimi i policisë:
Në datën 30.06.2018, rreth orës 11:10, në fshatin Kurjan, shtetasi Leonard Abedinaj, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Ford" ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçe e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shtetasi Leonard Abedinaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.