Humbje e madhe për ish- deputetin e Partisë Socialiste Mark Frroku. Ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, bashkëshortja e tij Daklea Frroku.
Daklea ishte nënë e dy fëmijëve. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë e cila i mori dhe jetën.
Prej dy javësh ish-deputeti Mark Frroku dhe bashkëshortja e tij ishin kthyer në Shqipëri, pas një kurimi në Shtetet e Bashkuara, ku mjekët nuk i dhanë më shpresa jete 35-vjeçares.
Ish-deputeti Mark Frroku fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, në maj të këtij viti me argumentin se bashkëshortja e tij ishte e sëmurë rëndë, dhe ai duhej të kujdesej për dy fëmijët.