INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditëlindja e fundit si president, shumë VIP-a në festën e Obamës [FOTO]

Ditëlindja e fundit si president, shumë VIP-a në festën e Obamës [FOTO]

Publikuar më: 17:57 07-08-2016

Ditëlindja e fundit si presidentit e Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë ishte një ndër ditëlindjet që ai kurrë nuk do ta harrojë. Një ditë para se të bëhej  55, për të është organizuar një festë private në Washington D.C. e planifikuar nga askush tjetër përveç gruas së tij dhe njëkohësisht zonja e parë Michelle Obama. Ndërkohë qe kjo festë duhej të ishte një event sekret  në mediat sociale, shumë të ftuar të famshëm nuk ndihmuan në këtë aspekt, ato nuk u përmbajtën emocioneve për të shpërndarë kënaqësinë e tyre me fansat para dhe pas festës.

"Sonte ishte një natë që  nuk do të harroj kurrë. #BarackObama #happybirthday", ka shkruar Nick Jonas në rrjetet sociale të shtunën herët në mëngjes. "Nder për mua  të marr pjesë në festën e 55 – vjetorit të presidentit  @BarackObama në @WhiteHouse sonte."

Magic Johnson dhe gruaja e tij Cookie gjithashtu kanë ndarë  disa  fotografi pak çaste pas ngjarjes duke përfshirë edhe disa miq të famshëm. Oh, we see you Samuel L. Jackson.

 "#Përsa i përket natës së mbrëmshme, Presidenti ynë e di më së miri si të organizojë nje festë të madhe, Jemi kënaqur pafund,  sot mezi po ec , LOL!" shkroi ajo  në Instagram. . "Happy Birthday Mr. President @barackobama!!!"

Sipas gazetares April Ryan, Ellen DeGeneres dhe Common ishin gjithashtu të pranishëm dhe u pëlqeu performanca muzikore e Stevie Wonder dhe Usher.

Festimi vjen pas  urimit të veçantë që zëvendes presidenti Joe Biden ka ndarë në Twitter, në të cilin përfshihej dhe një byzylyk miqësie. "Gëzuar 55 vjetorin, Barack!" shkroi ai  me nje copë të bizhuterisë, që përfshinte lule, yje dhe rruaza me te qeshura. " A brother to me, a best friend forever." "Një vëlla për mua, një mik i mirë përgjithmonë."

Michelle gjithashtu ndau një mesazh në Instagram, "55 vjet rini  dhe ajo buzëqeshja ende me tërheq cdo dite. Happy birthday, Barack. I love you. -MO." “ Gëzuar ditëlindjen, Barack. Te dua !”

Të ftuar të tjerë ishin Beyonce, Jay Z, Kendrick Lamar, Al Roker, Jennifer Hudson, Sarah Jessica Parker dhe Hillay Clinton.

Familja Obama pritet të niset për në  Martha Vineyard këtë fundjavë për të kaluar disa pushime 2 javore.

Article Logic
Execution time: 0.0036938190460205