Aktori i njohur i humorit, Gazmend Paja feston sot ditëlindjen. Gazi ka marrë urime të shumta nga të afërm, miq e fansa, por një nga urimet më të veçantë është ai i bërë nga miku dhe ish-kolegu i tij, Ermal Mamaqi. Moderatori ka publikuar në Instagram një video teksa po këndon “Happy birthday to you, shumë urime për Gaz Pajën”, ndërkohë që fton Rashelin para kamerës dhe i thotë Gazit që ka të fala nga ajo. Rasheli nuk mund të mos i dhuronte një buzëqeshje, përshëndetje me dorë dhe urimin “edhe 100”.