Ai është një ndër pak reperat më të mirë të momentit dhe jo më kot ka edhe fansat më besnikë.
Kreshnik Fazliu i njohur me emrin e artit Mc Kresha, edhe pse preferoi të mos e tregonte, sot festoi ditëlindjen e tij të 32-të. Por janë fansat e tij më besnikë ata që nuk ia harrojnë kurrë ditëlindjen, ashtu siç ndodhi edhe sot.
Dhe përmes urimeve të shumta, nuk mungoi edhe ai i kolegut, Lyrical Son i cili e quanKreshën si reperin më të mirë shqiptar. “Urime ditlindjen Reper-it ma të mirë shqiptar..!!! Ishalla don Zoti je me shëndet, e plakesh me mbesa e nipa”, ka shkruar ai. Kresha njeh një karrierë të suksesshme gjatë këtyre viteve, me bashkëpunime dhe këngë hite.