INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ditëlindja ndryshe e De Biasit, tortë me flamurin shqiptar për 60-vjetor

Publikuar më: 09:33 17-06-2016

Eshtë publikuar video nga festimet e ditëlindjes së 60-të të trajnerit të kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi.

Një tortë me simbolin tonë kombëtar, shqiponjën, kënga e zakonshme dhe shumë urime për trajnerin italian i cili udhëhoqi skuadrën tonë drejt suksesit më të madh, atë të kualifikimit në një kompeticion madhor si Europiani.

Pasi fryu qirinjtë, De Biasi shprehu edhe dëshirën e tij: të fitojmë të dielën dhe të kalojmë grupin! Në fjalën e tij të shkurtër para të gjithë të pranishmëve, ai nuk i shmanget dot rolit të trajnerit duke i dhënë një mesazh futbollistëve.

“Desha t’ju përgëzoj dhe t’ju them se sa krenar jam që jam trajneri juaj dhe se sa krenar jam për mënyrën se si i kemi luajtur këto dy ndeshje. Futbolli është i pamëshirshëm ndonjëherë nuk shpërblehesh për të gjithë mundin, por dua që të dielën të futemi në fushë po krenar, me besim sepse ndonjëherë edhe ne harrojmë se sa shumë cilësi kemi. Ju falënderoj dhe uroj që të dielën të festojmë!”, tha De Biasi.

Ndërkohë, presidenti Duka, ne emër të institucionit, lojtarëve dhe tifozëve, ka uruar trajnerin De Biasi, duke e falënderuar për punën e tij dhe duke i uruar suksese të reja.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723