Zaimina Vasjari feston ditëlindjen për pak ditë dhe surprizat ka filluar t’i marrë që tani. E para që e ka hapur siparin e dhuratave ka qenë motra e saj, e cila i ka blerë diçka nga firma e famshme ‘Gucci’. Sigurisht që emocionin dhe kënaqësinë që ka marrë bashkë me një falenderim, Zaimina e ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ duke treguar kështu se po i afron ditëlindja.
Me siguri surprizat do të vazhdojnë dhe në ditët pasardhëse, ndërsa detajet e festimeve të këtij viti do të na duhet të presim edhe pak për t’i zbuluar.