Samanta Karavello, ditën e sotme feston ditëlindjen dhe mbushi 28 vjeç. Samanta ka treguar çdo surprizë dhe të papritur që i ndodhi në orët e para të mëngjesit, përmes një serie videosh në Instagram.
Festa nisi që pa rënë nata, në një ambient buzë detit të dekoruar me qirinj. Kur shënuan akrepat 00:00 fishekzjarrët shpërthyen në qiell, ndërsa Samanta filmonte dhe falënderonte miqtë e saj.
E veçantë ishte edhe torta me logon e famshme “Louis Vuitton” dhe dollarë anembanë.
Por më i papritur ishte momenti kur miqtë e hodhën Samantën në pishinë, madje me gjithë rroba.