Ditëlindja e Kylie Jenner është çdo vit një event shumë special, për të cilin ajo duket se nuk kursehet kurrë.
Këtë herë ka vendosur të marrë pushime të plota për ditën e saj të veçantë duke marrë me qera një kompleks të tërë me tre prona. Dhe natyrisht që pushimet të shijojnë më mirë kur me vete merr dhe motrën supërmodele, me të cilën të mund të ndash dhe koston, për t’u bërë “ekonomikë”. Megjithëse prona me vlerë 50 milionë dollarësh për një total prej 23 dhomash gjumi dhe një maxhordom në shërbimin tënd, vështirë se mund ta quajmë ekonomike...