INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditën e dielë organizohet nisma për pastrimin e kryeqytetit

Ditën e dielë organizohet nisma për pastrimin e kryeqytetit

Publikuar më: 15:50 12-11-2016

Bashkia e Tiranës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të saj ti bashkohen nismës për pastrimin e kryeqytetit, që nis që ditën e djelë në orën 8.00 të mëngjesit.

Nënkryetar i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi shprehet se ky aksion nuk është vetëm për të pastruar por edhe të ndërgjegjësuar qytetarët.

Seferi deklaroi qe në këtë aksion Bashkia e Tiranës do jetë në aksion bashkë me qytetarët e saj.


“Është shumë e rëndësishme që në këtë prag festash të nëntorit dhe fund vitit, shtëpia jonë e përbashkët që do vizitohet nga turistët, miqtë tanë për të kaluar festat e fundvitit, të jetë e pastër. Nga pastrimi i shtretërve të lumenjve gjatë përmbytjeve të ditëve të fundit u vu re se në pak kohë pastruam rreth 600 tonelata qese, mbetje, shishe plastike, gjë që tregon se jo vetëm pastrimi ka rëndësinë e vet, por edhe mirëmbajtja e qytetit është shumë e rëndësishme. Për këtë arsye, gjej rastin të ftoj të gjithë qytetarët, banorët e Tiranës, të minimizojnë përdorimin e qeseve plastike, sepse është një element i cili, nga kalimi që bën në zgara, puseta, kanale përfundon në shtretërit e lumenjve duke krijuar probleme shumë të mëdha, si ato që patëm para disa ditësh”, u shpreh Seferi.



Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383