INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditën e martesës kërkon të ndahet nga gruaja- “Zgjodhi telefonin e jo mua”

Ditën e martesës kërkon të ndahet nga gruaja- “Zgjodhi telefonin e jo mua”

Publikuar më: 08:52 18-05-2016

Një burrë nga Arabia Saudite ka përzënë nusen, vetëm pak orë pasi është martuar sepse ajo ishte e zënë  teksa komunikonte me mesazhe me miqtë e saj.

Dhëndri e mori gruan e tij saudite pas ceremonisë në një hotel në Jaddah.

Kur ai i ishte afruar, në vend që t’i përgjigjej kërkesës së burrit për të bërë seks, ajo vazhdonte t’u përgjigjej miqve në telefonin e saj.

Ai i kërkoi që të mos dërgonte më mesazhe, por ajo u nxeh më të.

“A janë më të rëndësishëm miqtë apo unë”, ka treguar një i afërm i dhëndrit, se çfarë ka ndodhur në natën e parë të martesës së çiftit.

“Ajo i ka thënë se, ata janë më të rëndësishëm për momentin. Ndërsa kthente urimet që i vinin për martesë”.

Gulf News raporton se argumenti është nxehur aq shumë, saqë dhëndri po kërkon divorcin dhe rastin e ka paraqitur në gjykatë.

Article Logic
Execution time: 0.0044150352478027