Nga atmosfera e 1 prillit nuk ka mundur ti mbes jashtë as ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, i cili ka ironizuar arrestimin e peshqve të mëdhenj.
E ndaj si për të kujtuar këtë deklaratë, Ambasada Amerikane ka uruar në faqen e saj zyrtare të ‘Facebook’ 1 Prillin, që njihet nga të gjithë si dita e gënjeshtrave. Në foton ilustruese, (një karikaturë), shihet ambasadori Lu që shkon në një stendë peshqish ku lexohet ‘Peshk i madh’, por pavarësisht reklamës, aty ka veç peshq të vegjël, gjë që e befasuar ambasadorin Lu. ‘Ku janë peshqit e mëdhenj?’ pyet i habitur Lu.