Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në kuadër të rikonstruksionit të kabinave elektrike njofton se në datat 2 dhe 3 shtator do të ketë stakim të dritave për disa orë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE, zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë në 2 shtator janë si më poshtë:
09:00-15:00
rruga “Bajo Topulli” pranë Kryegjyshatës
rruga “Stefanaq Pollo”
rruga “Demir Zyko”
09:00- 15:30
rruga “Dervish Hatixhe”
rruga e Barrikadave, pranë shkollës “Sami Frashëri”
rruga “Mine Peza” pranë ish kafe- Flora
Ndërsa, në 3 shtator, zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike janë si më poshtë:
09:00-15:00
rruga “Dervish Hatixhe”
rruga e Barrikadave
rruga “Bardhok Biba”
16:30 -21:00
rruga e Kavajës pjesërisht, pranë Ministrisë së Emigracionit