Ditëve të ngrohta duket se i erdhi fundi. Sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive, në shumicën e qarqeve të vendit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarqet si Vlora dhe Gjirokastra priten reshje shumë intensive.
Gjithashtu ka mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 16 °C
në vendet e ulëta: 11 / 18 °C
në vendet malore: 4 / 10 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë.