Vetëm pak orë më parë ata ishin mes yjeve në galanë e bamirësisë së Leonardo DiCaprio.
Por Heidi Klum nxitoi që të vishte bikini e saj të nesërmen në një ditë veçanërisht të nxehtë me të dashurin e saj Vito Schnabel. Supermodelja 44 vjeçare dukej thjesht rrëzëllitëse ndërkohë që nuk mund t’I mbante dot duart larg të dashurit të saj 30 vjeçar. Madje ajo shijoi një xhiro sipër kurrizit të tij përpara se të shtrihej në anije me diellin që i derdhej në trup. Jetë e vështirë kjo e vipave…