Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Adelina Ismaili i shokoi të gjithë duke deklaruar se po mendon të heqë dorë nga muzika. “Kënga për Uliksin është vetëm e imja dhe ka mundësi që të jetë e fundit publike, por nuk e di, është gjithçka relative”, u shpreh ajo teksa ishte e ftuar në “E Diell”.
Publiku së bashku me moderatorët i kërkuan Adelinës të mos heqë dorë nga muzika dhe këngëtarja e zënë ngushtë u shpreh se do ta mendojë vendimin. Por performanca e saj nuk u prit mirë nga këngëtari Korab Shaqiri, i cili e ka thumbuar Adelina Ismailin përmes disa postimeve në Instagram.
Reagimi i tij erdhi pasi u publikua një video në Youtube ku këngëtarja këndon bashkë me Fjoralba Ponarin:
“Avvv diva i thua vetes e nuk di ta këndosh këngën tënde live, marre”, ka shkruar ai.
“Mjerë kush të dëgjon ty moj vajzë”, vijoi këngëtari me postimet që dyshohet se i dedikohen divës së muzikës, Adelina Ismaili.