Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Divjakës, ku një 38 vjeçar ka tentuat të therë me thikë një 60 vjeçar.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Tregu i fruta perimeve” Divjakë, shtetasi Kujtim Ymeri ka tentuar të vrasë me thikë duke e qëlluar 3 herë shtetasin N.S, 60 vjeç, banues në lagjen Nr 2 Divjakë.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe falë veprimeve të shpejta bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit Kujtim Ymeri, 38 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte, Divjakë.”
Ndërkohë shtetasi N.S pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Lushnje u largua për në banesë.