INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Divorc në horizont për Kim dhe Kanye? Këto foto i japin fund thashethemeve [FOTO]

Divorc në horizont për Kim dhe Kanye? Këto foto i japin fund thashethemeve [FOTO]

Publikuar më: 20:20 19-12-2016

Kim Kardashian dhe Kanye west nuk i pëlqejnë thashethemet poshtë e lart që martesa e tyre nuk po shkon ashtu siç duket, dhe nuk hezitojnë fare për të na vërtetuar të kundërtën.  Ata kanë qëndruar larg qendrës së vëmendjes se paparazzëve kohët e fundit, dhe janë fotografuar bashkë për herë të parë pas disa muajsh. Reperi i njohur dhe bashkëshortja e tij janë parë në publik duke shkuar për një darkë në restorantin Giorgio Baldi në Kaliforni.

Kim dukej më seksi se kurrë, e veshur me pantallona dhe bluzë të bardhë me dekolte të hapur ku bi në sy gjoksi i saj, ndërkohë që kishte hedhur mbi shpatulla edhe një pallto të madhe. Kanye me look të ri tashmë,  ishte veshur thjesht dhe shumë sportiv.

Pas shumë e shumë thashethemeve, duket sikur çifti i njohur kanë dashur të na japin mesazhin “Jemi mirë!”. 

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271