INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Divorcet në Shqipëri në zonën e kuqe, të parët në rajon[VIDEO]

Publikuar më: 15:14 29-09-2017

Ndryshimet në mentaliet, dhuna, tradhëtitë dhe shkaktarë të tjerë socialë dhe ekonomikë që mund ti quajmë dhe modernë si rritja e pozicionit të grave në shoqëri kanë rritur divorcet në vend. Aq sa së fundmi Shqipëria ka hyrë në zonën e kuqe të vendeve që kanë normë të lartë të tyre duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit.

Të dhënat zyrtare flasin se në 100 martesa në Shqipëri 31 shkojnë në divorc, në një kohë që dy vite më parë numri ishte 22 divorce në 100 martesa. Ndaj dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve të cilët kanë një normë divorci 30-39 për 100 martesa. Vendet e rajonit janë në pjesë e grupit të vendeve me normë më të ulët të divorceve për 100 martesa. Në të njëjtin nivel me ne, për sa i përket divorceve janë Italia, Greqia dhe Turqia.
Sipas hartës së publikuar nga Wikipedia, rekord për numrin më të lartë të divorceve me mbi 60 divorce për 100 martesa e mban Spanja dhe Portugalia dhe vendet e Beneluksit. Pjesë e grupit të vendeve me normë të ulët divorcesh, sipas të dhënave me normë 0-9 divorce, janë Kili dhe Kolumbia e disa vende të Afrikës dhe Azisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492