INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Divorci ç`rregullon ngrënien. Më të prekura gratë e moshës 40-44 vjeçe [Video]

Publikuar më: 15:32 17-01-2017

Divorci mund të jetë shkaktar i çrregullimeve në të ngrënë tek gratë e moshës mesatare, thonë ekspertët. Ata paralajmërojnë se gratë që janë në të dyzetat e tyre, kanë rrezik të preken nga bulimia dhe anoreksia për shkak të ndryshimeve në jetë, duke përfshirë këtu problemet me martesën dhe vdekjen e një prej prindërve. Një studim britanik zbuloi se 15 për qind e grave të moshës mesatare kanë luftuar me një çrregullim të të ngrënit. Në fakt mendohej se gratë e kësaj moshe e kishin kaluar "dritaren e rrezikut" për çrregullime në të ushqyer, të cilat janë të lidhura më shpesh me adoleshencën. Por shifrat rezultuan më të larta se sa pritej. Studimi fajëson të paktën pjesërisht, trazirat emocionale në jetën e tyre të mëvonshme. Studiuesit sugjerojnë se disa njerëz kanë një predispozitë biologjike apo gjenetike për çrregullime në të ngrënë dhe zhyten në to nga një ndryshim i papritur që u vjen në jetë. Gratë e moshës 40 deri në 44 vjece kanë më shumë gjasa të përballen me një krizë martesore, të ndjekura nga ato të moshës 45 deri 49.

Article Logic
Execution time: 0.0014879703521729