Divorci është një nga problemet sociale me të cilën po përballen shumë shoqëri moderne. Cdo gjë vështirësohet nëse cifti ka edhe fëmijë të cilët do të duhet të përballojnë ndarjen e prindërve.
Një gjë e tillë ndikon jo vetëm në anën psikologjike të fëmijëve, pasi këta të fundit janë më të rriskuar të bien pre e diabetit. Ata tentojnë të shëndoshen më shumë sesa bashkëmoshatarët të cilët kanë një familje të qëndrueshme.
Një rezutat i tillë është bërë me dije nga një studim i kryer nga ekspertë britanikë.
Ata kanë analizuar më shumë se 7 mijë fëmijë të lindur në vitet 2000 dhe 2002. Monitoruan shëndetin e fëmijëve 9 muaj pas lindjes dhe më pas kur ishin 3,5,7 dhe 11 vjec.
Rreth një në pesë fëmijë kishte përjetuar ndarjen e prindërve. Dhe pikërisht te këta fëmijë u bazua edhe kërkimi për të kuptuar më mirë sesi divorci prindërve ndikonte të shëndetin e tyre fizik.
U pa se tek fëmijët që i kishin prindërit e ndarë u verifikua një shtim në peshë duke kaluar madje peshën normale e madje duke arritur nivelet e obezitetit. Për më shumë shpjeguan ekspertët ky ndryshim ishte i fortë tek fëmijët që përjetonin ndarjen e prindërve para moshës 6-vjeçare.
Sipas studiuesve ka një numër arsyesh pse fëmijët mund të shtojnë peshë pas një divorci. Duke nisur nga ato ekonomike ose për arsye të kohës, në të cilën prindërit punojnë më shumë dhe kanë më pak kohë dhe energji për të përgatitur ushqime të shëndetshme dhe t'u mësojnë fëmijëve të tyre zakonet e duhura të të ushqyerit.
Këto rezultate, përfundojnë hulumtuesit, tregojnë se konteksti familjar është me rëndësi thelbësore për shëndetin e fëmijëve dhe se ndërhyrja e hershme mund të ndihmojë në parandalimin, ose të paktën zbutjen e procesit që çon disa fëmijë të bien pre e obezitetit.