Një menaxher krize në ekipin e Angelina Jolie?
Ekipi i Jolie ka kërkuar ndihmën e menaxherit legjendar të krizave, Judy Smith, mes divorcit të vazhdueshëm të aktores me Brad Pitt.
Burime të shumta kanë konfirmuar për “People” se Smith është "konsultuar" me ekipin e Jolie si ajo të vazhdojë të përpunojë detajet e divorcit me Pitt.
Judy dhe firma e tij kanë një histori të gjatë të trajtimit të çështjeve që tërheqin shumë vëmëndje nga publiku.
Ai e di më së miri se si ta shtyj137 aktoren drejt veprimeve më të shpejta dhe të matura.
Smith është aktualisht pronar i Smith & Company , një nga firmat më të njohura të menaxhimit të krizës në Shtetet e Bashkuara. 57-vjeçari ka qenë në gjendje për të ndihmuar me sukses disa personazhe të famshëm si: Michael Vick, Paula Deen dhe Monica Leëinsky.
Me shtimin e fundit të Smith, Jolie po krijon një ekip të fuqishëm që po e ndihmon në divorcin me Pitt.
Gjithashtu edhe avokatja e divorceve Laura Wasser , po e përfaqëson aktoren.
Ndërsa Brad Pitt nga ana tjetër ka ngritur ekipin e tij ligjor duke shtuar avokatin e të drejtave familjare Lance Spiegel.