Dagz nuk ka nguruar ta shpreh dashurinë që ka për Einxhelin teksa ajo ishte e ftuar në "Goca & gra". Dagz e ka surprizuar atë duke i dërguar në studio një buqetë me lule.
Einxhel u emocionua shumë nga surpriza e bukur dhe nga disa fjalë të ëmbla që Arbri i kishte dedikuar asaj.
“Pa gra, s’ka botë. Bota ime pa ty s’ka kuptim”, shkruhej në kartolinën e luleve.
Moderatorja zbuloi se kjo ishte hera e parë që Dagz i dhuron asaj një buqetë me lule.