Getoari dhe Marina Vjollca janë duke shijuar pushimet dimërore në një nga resortet dimërore më luksoze të Zvicrës, Saint Moritz. Bashkë me ta ndodhet edhe motra tjetër e Marinës, bukuroshja e ekranit, Luana Vjollca.
Ata kanë publikuar shumë foto e video nga pushimet e tyre dimërore gjatë darkave apo edhe gjatë skijimit si për të na treguar se po i shijojnë në maksimum.
Këtë e tregon më së miri foto e postuar së fundmi nga Marina ku shfaqet me rrobat dhe pajisjet e skijimit, por nuk mund të mos vihet re buzëqeshja në fytyrën e saj. Ne të intv.al na bëri përshtypje komenti i Dj të njohur të BabaStars, Marshall Jungle, njëkohësisht edhe miku i afërt i Getoarit.
“Mirë, mirë, unë po pres foto ku je duke u rrëzuar në stazh, se kshu për foto je yll”, i shkruan ai Marinës dhe ndoshta do të na tregojë se Marina nuk është një skiatore e mirë e mund të ketë ndodhur që është rrëzuar.
Moderatorja bukuroshe nuk mund të mos reagonte ndaj këtij komenti dhe ia ktheu në kuadër të shakasë: “hahahhahahaha o legen, pistat e kuqe i kam bere”.
Kjo i ka pëlqyer Marshall Junge dhe i tha: “hahahahah shpresoj ta kem nje kolege skijimi atehere”.