Dikush t'i thotë Era Istrefit se Dj u njohur po i lutet për bashkëpunim.
Të paktën kështu është interpretuar nga mediat një status i Afrojack në Twitter ku shkruajti “Zëri zjarr” si dhe gjithashtu i kërkoi këngëtares që t’i dërgojë mesazh, si dhe i shkroi kompanisë “Ultra Music” që të kontrollojë email-in.
Aty me siguri qëndron një propozim për bashkëpunim mes tyre.
Edhe me projektin e fundit "Redrum" 21 vjeçarja po ecën në të njëjtat hapa suksesi si me superhitin "BonBon".