Rreth 3 vite më parë Dj Sardi është lidhur me balerinën e njohur Jorën, me të cilën u njohën në “Dance With me”. Por gjatë këtyre viteve çifti nuk e kanë pranuar lidhjen e tyre madje pohonin se ishin miq të ngushtë.
Së fundmi sipas “revista class” çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre për arsye se Jora ka firmosur një kontratë profesionale në Amerikën Latine. Sardi ka qenë shumë i rezervuar për jetën e tij private, madje edhe i pyetur nga gazetarët ai është shprehur se gjithmonë është i dashuruar por asnjëherë nuk ka folur për një person konkret.
Mirëpo, burime për “Gazeta Shqiptare” pohojnë se çifti ka qenë në hedhjen e një hapi tepër të rëndësishëm pasi mësohet se ata kanë qenë gati për të zyrtarizuar lidhjen e tyre në fejesë, por Sardi e ka tradhtuar bukuroshen. Gjithsesi deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka folur për këtë çështje kështu që na mbetet të presim, ama ata kanë hequr njëri tjetrin nga Instagrami.