Dj Sardi është një ndër Dj më me zë në kryeqytet dhe jo vetëm. Ai luan shpesh muzikë në klubet më të mira të natës dhe e kemi parë edhe në rolin e jurisë në spektaklin “Kënga Magjike”. Mirëpo jetën e tij sentimentale e ka mbajtur shumë private për të mos thënë hermetike. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ku ka rrëfyer detaje nga jeta e tij, angazhimi në muzikë si dhe i është përgjigjur një pyetësori me pak “spec” nga Ori Nebiaj.
E një nga pyetjet interesante të këtij pyetësori ishte “Vendi më i çmendur ku ke bërë seks”. Sardi nuk hezitoi aspak të përgjigjej dhe tha “Te Syri i Kaltër, në ujë akull të ftohtë”.
Për ata që kanë qenë e dinë me të vërtetë se sa i ftohtë është uji, por Sardi mesa duket nuk e ka ndjerë fare.