DJ Vin Veli ka reaguar pas publikimit të lajmit për arrestimin e tij. Në një stasus në llogarinë e tij të Instagramit, Instastory, Veli ka publikuar një foto ku u uron të gjithëve një mëngjes të mbarë dhe shkruan se lajmi për arrestimin e tij nuk është i vërtetë.
“Nuk është i vërtetë lajmi për arrestimin tim. Faleminderit të gjithëve për interesimin, Zoti qoftë me ju”- ka shkruar Vin Veli duke sqaruar gjithçka.
Mëngjesin e sotëm u publikua lajmi për arrestimin e Velit. “Report TV” publikoi edhe videon me pamjet ku shihej momenti teksa DJ merrej nga forcat e policisë. Gjithsesi nuk ka pasur një reagim nga autoritetet në lidhje me këtë ngjarje, por ai ka publikuar edhe një foto ku shihet mjaft i qetë duke ju uruar fansave të tij:
“Mirëmëngjes”- ka shkruar Dj.