Dj Sardi është në një lidhje dashurie prej disa kohësh dhe këtë e ka pranuar publikisht. Ai nuk ka nguruar herë pas here të publikojë herë pas here foto të ndryshme krah vajzës, që i ka marrë zemrën.
Mediat në Shqipëri bënë të ditur se artisti dhe partnerja e tij, Jonisa janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pas lidhjes së tyre të gjatë, familja duket se po plotësohet dhe bebi numër një është duke ardhur.
Epo sot Sardi ka konfirmuar vetë lajmin e bukur. Dj i njohur ka publikuar në Instagram disa foto shumë të ëmbla me partneren e tij, ku ajo ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur.
“Nje miks ndjenjash… E di qe te dua edhe pse nuk te kam takuar akoma … I emocionuar cdo dite e me shume. Duke pritur diten qe do te te mbaj ne krah, te te shoh te rritesh, te lozim, dhe te qeshim bashke. Mami dhe babi mezi po te presin… Te duam shumee”, shkruan Sardi në mbishkrimin e fotove .
Ndërsa ende nuk dihet se në çfarë muaji të pritjes së ëmbël është Jonisa dhe cila është gjinia e bebit.