Ledri Vula dhe Sara Hoxha u vendosën së fundmi në qendër të vëmendjes, pas lajmit se ishin në pritje të një fëmije. Madje mediat zbuluan edhe gjininë e fëmijës, por Ledri dhe Sara nuk kanë reaguar ende lidhur me këto lajme.
Ndërkohë në një foto të fundit të postuar në isntagram Sara ndodhet në restorant përpara një pjate bosh, ndërsa shkruan: “Ku është ushqimi, është e vetmja gjë që po mendoja në ato momente”.
Por kaq ka mjaftuar që ndjekësit e saj ta pyesin Sarën nëse është në pritje të një djali apo të një vajze, ndërsa disa të tjerë janë të bindur se po pret një vajzë.
Sara ndërkohë ka vendosur të heshtë pavarësisht pyetjeve të shumta që i kanë bërë fansat lidhur me shtatëzaninë.