Moderatoja e njohur Elita Rudi dhe Gjiko edhe pak ditë pritet të bëhen prindër.
Për një kohë të gjatë ata e mbajtën të fshehur shtatzëninë e Elitës, derisa e zbuluan në një videoklip të Gjikos.
Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi shumë të ëmbël të tyre, në të cilën Gjiko shihet duke puthur barkun e rrumbullakosur të Elitës. “Vajzë apo djalë?”, ka shkruar ai bashkangjitur fotografisë.
Sigurisht që të gjithë kanë filluar nga aludimet, por gjinia e fëmijës është zbuluar. Burime të ‘Prive’ thonë se çifti i njohur do të bëhen prindër të një djali. Gjithsesi për Elitën dhe Gjikon nuk ka shumë rëndësi gjinia, sepse vetë reperi në një intervistë ka thënë se e rëndësishme është që fëmija të vijë në jetë i shëndetshëm.