INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali autik që nuk mund të preket, gjen mikun e parë...qenin [FOTO]

Djali autik që nuk mund të preket, gjen mikun e parë...qenin [FOTO]

Publikuar më: 20:27 20-10-2016

Një djalë me autizëm që nuk mund të preket ose të përqafohet nga njerëzit sepse i shkakton atij komplikacione, për herë të parë ka patur kontakt me një qen shërbimi.

5 vjeçari Kaionoa Niehaus ka udhëtuar nga Japonia për te qendra e shërbimit “4 Paës” në Ohio pas 2 vitesh në pritje të një kafshe të disponueshme që mund ta ndihmojë atë për shkak se ai as nuk mund të përqafohet as preket. E ëma e tij Shanna ka posotuar një foto të mrekullueshem të djalit të tij teksa ishte shtrirë mbi qenin e quajtuar Tornado, i cili tashmë me siguri do jetë një pjesë e pandarë e tij.

“E shikoni këtë moment? Nuk kam përjetuar ndonjëherë një moment më të bukur se ky”, shkroi ajo bashkangjitur fotos.

Një foto e mrekullueshme që tregon fytyrën e një nëne e cila shikon të birin e saj që nuk mund ta përqafojë, ta lajë, ta mbulojë kur fle gjumë, duke qëndruar pa problem fare me qenin e shërbimit. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887