Kjo video do të mbetet gjatë në arkivat e kësaj familjeje. Kthimi në shtëpi është gjithmonë i bukur dhe emocionues, surprizat gjithashtu.
Një familje ka filmuar momentin kur vëllai i tyre i veshur si doktor ka suprizuar mamanë e tij, gjatë kimioterapisë së saj. Djali ishte marins ne një mision ushtarak jashtë vendit dhe kishte 2 vite pa e parë nënën e tij.
Mary Glasure ishte te mjeku në Ohio, SHBA për të planifikuar trajtimin e sëmundjes që i ka prekur gjirin e majtë, shtyllën kurrizore dhe mushkrinë e majtë.
E rrethuar nga pjestarët e familjes, video tregon Maryn duke folur me një doktor për sëmundjen e saj. I veshur me përparëse blu dhe maskë operacioni, ndryshe nga uniforma e marinsit, mjeku i thotë asaj se duhet të shkojë në një takim tjetër.
E hutuar ajo qesh dhe i thotë “në rregull”. Papritur doktori heq maskën, duke zbuluar kështu se është djali i saj Corey. E emocionuar, Mary shpërthen në lot gëzimi dhe e përqafon pa fund atë.
“Ishte si një ëndërr e bërë realitet për mamanë”- shprehet Cody, njëri nga 6 vëllezërit e Znj.Glasure, i cili regjistroi klipin.