INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali i Arnold Schwarzenegger në një marrëdhënie me një shqiptare, zbulohet lidhja mes tyre [FOTO]

Djali i Arnold Schwarzenegger në një marrëdhënie me një shqiptare, zbulohet lidhja mes tyre [FOTO]

Publikuar më: 11:29 14-11-2019

Djali i Arnold Schwarzenegger, Joseph Baena, ka bërë publike romancën e tij me një vajzë të quajtur, Nicky Dodaj. Vajza në fjalë është me origjinë shqiptare dhe ajo është parë shpesh në shoqërinë e djalit të aktorit të njohur. Së fundmi ata të dy janë fotografuar bashkë në West Hollywood të kapur përdore.

l1-1.jpg

Të dy ishin veshur shumë thjeshtë dhe janë parë duke qeshur e biseduar me një mikun e tyre.

l2-1.jpg

Joseph dhe Nicky janë njohur bashkë qëkur kanë qenë student dhe që prej asaj kohe ata kanë nisur lidhjen bashkë. Prindërit e Nicky Dodaj janë shqiptarë dhe nëna e saj, Suela Lekaj-Mansur, është jo pak e njohur, sepse në vitin 1992 ka fituar “Miss Shkodra”.

Madje në profilin e saj në ‘Instagram’ Nicki ka flamurin shqiptar të vendosur përkrah emrit, diçka që e vërteton 100% origjinën e saj.

shq.jpg

Ajo është diplomuar për Administrim dhe Menaxhim Biznesi në Universitetin Pepperdine në Malibu dhe është në të njëjtën moshë me Joseph.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717