Eric Trump me siguri, ndoshta i ekzaltuar nga dëshira që babai i tij të fitojë zgjedhjet presidenciale, nuk e ka vënë re që pasi votoi, shkeli ligjin e New York.
Pasi dha votën e tij, ai e fotografoi fletën e votimit dhe e shpërndau atë në Twitter.
“Është një nder i madh të votoj për babanë tim”, shkruante krah fotos, por ky veprim i jashtëligjshëm, në New York mund të dënohet me një gjobë prej 1000 dollarësh deri në 1 vit burg. Me siguri Eric Trump e kuptoi gabimin dhe e fshiu menjëherë foton.