INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali i ish-presidentit Bujar Nishani braktis nënshtetësinë shqiptare

Djali i ish-presidentit Bujar Nishani braktis nënshtetësinë shqiptare

Publikuar më: 21:28 25-03-2019

Djali i ish-presidentit Bujar Nishani ka vendosur të braktisë shtetësinë shqiptare. Sipas botimit në Fletoren Zyrtare, Ersilio Bujar Nishani ka lënë shtetësinë e vendlindjes së tij në dekretin e 18 marsit të këtij viti, një dekret që mban firmën e Presidentit Ilir Meta.

Në mesin e 9 personave që kanë vendosur të braktisin nënshtetësinë shqiptare është edhe djali i ish-presidentit Nishani. Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar Ersilio Nishanin të ndërmarrë një vendim të tillë. Ai jeton prej kohësh në Austri ku vazhdon studimet.

dekret-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992