E angazhuar me emisionin sportiv “Champions League”, Eva Murati ka patur ditë mjaft të ngjeshura.
Por është partneri i saj ai që ka menduar ta çlodhë bukuroshen duke e surprizuar me ardhjen e tij. Genar Topalli është kthyer nga atje ku po vazhdon studimet për të qëndruar disa ditë pranë dashurisë së tij me të cilën është në një lidhje prej 6 vitesh. “Surprizë. I dashuri u kthye”, thotë e entuziamsuar Eva. Çifti më pas e kanë kaluar fundjavën në një nga clubet e kryeqytetit.