Djali i keq, Chris Brown u arrestua disa momente pasi koncerti i tij në Florida kishte përfunduar.
Këngëtari i R&B u pa teksa po drejtohej drejt një makine policie, minuta pasi kishte zbritur nga skena.
Sipas mediave amerikane, raportohet se Brown po arrestohej për një urdhër ndalese që datonte që nga viti 2017 kur ai goditi me grushta një fotograf në një klub nate.
Më herët këtë vit, reperi është përballur me jo pak akuza pasi disa foto të tij duke vënë duart në fyt të dashurës së tij, bënë xhiron e rrjetit.
Epo shpresojm që Chris të mësojë diçka nga gabimet e tij!