Duket e pabesueshme që një personazh aq simpatik dhe i dashur nga publiku sa JT mund të përfundojë prapa hekurave. Epo besojeni!
Aktori dhe këngëtari amerikan shkeli ligjet elektorale të shtetit të Tennessee nëpërmjet një fotoje të thjeshtë. Timberlake postoi gjatë ditës së hënë një foto që e shfaqte atë duke votuar në mënyrë të parakohshme përpara zgjedhjeve të datës 8 nëntor. Më pas ai nxiti të gjithë ndjekësit e tij në Instagram, që janë diku tek 37 milionë, të dalin aty jashtë dhe të praktikojnë të drejtën e tyre për të votuar. Por diçka e tillë nuk merret dhe aq lehtësisht në Tennessee, pasi ligji i këtij shteti ndalon votuesit që të fotografojnë apo filmojnë brenda qendrës së votimit. Madje ligji parashikon se një person fajtor për këtë shkelje mund të dënohet deri në 30 ditë burg, përveç gjobës prej 50 dollarësh. Fillimisht autoritetet e Tennessee thanë se do të hetojnë ngjarjen me Timberlake, por më pas ishte autoriteti lokal qartësoi se deklaratat e dala nga zyra e tij ishin të gabuara. Ata nuk do të hetojnë artistin 35 vjeçar dhe as nuk do të vënë në shërbim të kësaj çështjeje burimet e tyre të limituara. Në rast se nuk e ndryshojnë mendjen sërish...