Edhe pse qëllimi i vizitës së djalit të George Soros, është ende i paqartë për ne, duket se atij nuk ia “ndjen” fare. Alex Soros duket se po e shijon vizitën e tij në Shqipëri.
Ai së fundmi ka postuar disa foto në InstaStory nga hoteli ku qëndron si dhe nga rrugët e Tiranës. Disa prej fotove janë nga zona e Pazarit të Ri dhe vazot me turshi që shiten aty pranë që mesa duket i kanë tërhequr vëmendjen.