INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali i saj ‘thyen’ rregullat vetëm për ta bërë të lumtur atë, Eni Çobani përlotet në studio [FOTO]

Djali i saj ‘thyen’ rregullat vetëm për ta bërë të lumtur atë, Eni Çobani përlotet në studio [FOTO]

Publikuar më: 20:58 30-01-2018

E ftuara e ditës së sotme në emisionin “Rudina” ishte Eni Çobani. Ajo foli për jetën e saj private, për martesën dhe jetesën e saj në 20 vite pas lindjes së djalit. Eni tha që bashkëshorti dhe djali janë diskretë dhe nuk dëshironin të ishin pjesë e ekranit. Por djali i saj Aldi e theu akullin dhe i dërgoi një video-mesazh për të ëmën e cila u përlot në studio.

Nuk kishte dalë asnjëherë në ekran dhe këtë ia kishte bërë të qartë nënës së tij dhe “fama” nuk është aspak për të. Por këtë rregull, Aldi, djali i avokates Eni Çobani, e theu për ta bërë mamin e tij të lumtur. Aldi e përshkroi Enin, jo vetëm si një avokate shumë të mirë, por edhe një bashkëshorte dhe një nënë e mrekullueshme, duke e falenderuar që i ka qëndruar pranë në momentet që ai ka pasur më shumë nevojë.

Këto fjalë të thëna nga djali, aq më tepër në mënyrë publike, bën që Eni të përlotet në studio.

“Atij nuk i pëlqen të dalë në ekran. Më ka thënë, ta kemi lënë ty të jesh “përfaqësuesja” e familjes sonë në ekran. Aldi është shumë i ndjeshëm dhe unë bashkë me bashkëshortin jemi përpjekur që të tregohemi të kujdesshëm që ai të rritet i qetë dhe pa asnjë lloj problematike”, u shpreh Zonja Eni.

ENINJA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040349960327148