Cruz Beckham po tregon që është një talent në muzikë.
Djali i Victoria dhe David Beckham sapo ka publikuar këngën e tij të parë, pak para Krishtlindjeve me titull “If every day ëas Christmas”. Dhe duket se mbështetësja më e madhe është pikërisht mamaja e tij, Victoria.
Ajo e ka marrë shumë seriozisht karrierën e të birit dhe për këtë ka kërkuar edhe ndihmën e Nicole Scherzingher për të realizuar një duet me djalin e saj. Nicole është shprehur e gatshme për ta mbështetur Cruz Beckham. “Do e bëja një duet. Mbase do jetë gjëja tjetër e radhës” , u shpreh ajo. Ndërkohë kushdo që e ka dëgjuar deri tani zërin e ëmbël të Cruz, me siguri do të dashurohet me talentin e tij.