INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Djali i ...' Ylli turk me origjinë shqiptare mahnit me përshkrimin në SHQIP para miliona njerëzve në Instagram!

“Djali i ...' Ylli turk me origjinë shqiptare mahnit me përshkrimin në SHQIP para miliona njerëzve në Instagram!

Publikuar më: 19:28 27-07-2021

Ai është një nga aktorët më të njohur dhe të pëlqyer në Turqi. Bëhet fjalë për Burak Yoruk, i cili ka luajtur në disa telenovela dhe ka shumë ndjekës edhe nga Shqipëria.

Mirëpo ende pak e dinë se ai është me origjinë shqiptare. Madje edhe ata që e kishin dëgjuar diçka të tillë, nuk e besonin.

Por kur ai ndau me 1.3 milionë ndjekësit në “Instagram” një fotografi të tij dhe shkroi në gjuhën shqipe, fansat e kuptuan se ishin të vërteta thashethemet në lidhje me origjinën e tij.

 
“Djali i nënës”- shkroi aktori në gjuhën shqipe, ku fansat shqiptarë u gëzuan shumë. Kujtojmë se Burak ka zbuluar më herët gjatë një interviste se nëna e tij është me origjinë shqiptare.

“Çka po bon, mirë, ti qysh je”, tha ai, teksa tregoi se di vetëm pak fjalë shqip.

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166