INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Djali im nuk hyri një vit në shkollë'/ Rama flet për Gregorin: Ju shkonte në mendje që djali i një çobani të...

'Djali im nuk hyri një vit në shkollë'/ Rama flet për Gregorin: Ju shkonte në mendje që djali i një çobani të...

Publikuar më: 12:32 11-01-2019

Gjatë fjalimit të tij në prezantimin e platformës së punësimit të studentëve ekselentë, kryeministri Edi Rama tha se ka ikur koha kur në Universitet futeshin studentët pa meritë.

Rama rrëfeu historinë e djalit të tij, Gregorit kur aplikoi për në universitet. Kreu i qeverisë tha se ai nuk kishte arritur të shpallej fitues pasi nuk kishte mik dhe kishte pritur një vit për t'u bërë pjesë e universitetit, vit gjatë cilit ai kishte punuar.

"Nuk ka më si e ke emrin, kush je. Por shihen rezultatet se gara është e pastër. Vërtet arsimi i lartë ka shumë probleme, edhe Shqipëria ka probleme por nuk mund ta krahasojmë me 5 vite më përpara. Këtu kemi shumë për të bërë.

Do ju shkonte mendja juve që do vinte dita që në Universitet do të hynte sipas radhës së meritës dhe djali i një çobani në një mal në Tepelenë, nëse i ka rezultate më të mira se djali im, hyn para djalit tim, dhe ai nuk e kalon. Djali im, ai prej vërteti nuk ka hyrë vitin e parë se nuk kishte mik dhe ka hyrë në punë, që ta dini ju”, u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0032849311828613