INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali MBYTI nënën, reagojnë fqinjët: Ai ishte i alkoolizuar, e RRIHTE gjithnjë dhe sot...

Djali MBYTI nënën, reagojnë fqinjët: Ai ishte i alkoolizuar, e RRIHTE gjithnjë dhe sot...

Publikuar më: 12:43 04-03-2019

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në qytetin e Korçës, në lagjen numër 13. Gruaja e moshuar, 85-vjeçare, Nazime Demollari u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me të birin. Dyshimet e para të policisë së Korçës, janë se nëna mund të jetë mbytur nga i biri.

Edhe fqinjët japin dëshmi tronditëse për shqiptarja.com ku thonë se Nesim Demollari, ishte i alkoolizuar, dhe se gjithmonë e rrihte nënë e tij.

“Dëgjonim gjithmonë zhurma, sherr mes tyre, e ka rrahur gjithmonë, pasi pinte shumë. Sot e ka mbytur”, tregojnë banorë të zonës.

Nazime Demollari ishte e ve, pasi burri i saj kishte ndërruar jetë vite më parë.

Mësohet se edhe në momentin që është shoqëruar në polici, Nesim Demollari ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, shkruan shqiptarja.com.

Article Logic
Execution time: 0.0041429996490479