INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali me aftësi të kufizuara kërkon shokë: Do t'ju paguaj 7 euro në orë

Djali me aftësi të kufizuara kërkon shokë: Do t'ju paguaj 7 euro në orë

Publikuar më: 16:26 25-12-2018

Cristian Viscione është një djalë 20-vjeçar me aftësi të kufizuara nga Reggio Emilia, Itali që vuan nga Sma, një sëmundje që e detyron atë të mbërthyer në shtrat. Megjithatë, paqëndrueshmëria fizike nuk korrespondon me atë mendore, ai është një djalë i gjallë dhe i shkëlqyeshëm. Por mbi të gjitha, Cristian është një djalë që kërkon shoqëri. Madje ai ka publikuar një thirrje në Facebook: "Jam duke kërkuar djem të moshës time për të krijuar shoqëri. Jam i gatshëm të paguaj 7 euro në orë", shkroi ai. Një television lokal ka treguar historinë e Cristian, një tifoz i futbollit dhe i skuadrës së Juventusit. Irene, ish-infermierja e tij, e cila pas kalimit të periudhës së stërvitjes dhe gjetjes së punës në një shtëpi pleqsh, vazhdon rregullisht ta vizitojë të riun dhe ta kalojë ditën e saj të lirë me të. Cristian u prek që nga mosha 8 vjeçare nga Sma, atrofi muskulare kurrizore, një sëmundje që prek një person në dhjetë mijë. Cristian shpreh veten duke shkruar në komjuter.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0021390914916992